Një vajzë për çiftin e njohur: Ana Ejupi dhe Kevin Edmond zbulojnë surprizën për ndjekësit – Lajme Big Brother Vip

August 28, 2026


Ana Ejupi dhe Kevin Edmond do të bëhen prindër për herë të parë, duke konfirmuar njëkohësisht edhe gjininë e fëmijës që po presin.

Ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova 3”, të cilët e nisën romancën e tyre nën syrin e kamerave të reality show-t, kanë njoftuar se do të bëhen prindër të një vajze.

Ata e kanë ndarë këtë gëzim me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale nëpërmjet një videoje të përbashkët, të xhiruar gjatë qëndrimit të tyre për pushime në zonën e jugut. Në këto pamje, Ana ekspozon disa këpucë të vogla në ngjyrë rozë, duke konfirmuar në këtë mënyrë se shumë shpejt do të mirëpresin në jetë një vajzë.

“Çfarë bekimi”, shkruan çifti në mbishkrimin e videos, ndërkohë që kjo shpallje është shoqëruar me një lumë urimesh nga fansat dhe ndjekësit e tyre.

Ky zbulim vjen vetëm disa javë pas konfirmimit zyrtar nga ana e Anës dhe Kevinit për shtatzëninë.

Ndonëse dashuria e tyre lindi përgjatë rrugëtimit në “Big Brother VIP Kosova”, marrëdhënia u forcua edhe më shumë pas mbylljes së këtij programi, dhe aktualisht ata po përgatiten për kapitullin e ri të jetës së tyre si prindër.



Source link