Sot shijojeni lirinë, nga nesër ndryshon gjithçka: Dielli hyn në Virgjëreshë /Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu – Lajme Big Brother Vip

August 22, 2026


Kjo eshte fundjava qe ndryshon ritmin. Kjo eshte fundjava kalon Diellin ne Luan ne Diellin ne Virgjereshe. Dhe ndryshimi ndihet. Sot ende mbani mbi vete shkelqimin, guximin, deshiren per te dale, per te jetuar, per te djegur edhe oret e fundit te veres. Por neser… ritmi ndryshon. Dielli fillon te zbrese nga froni. Shkelqimi behet me praktik, deshirat kerkojne arsye, ndersa jeta ju kthen te gjerat qe nuk mund t’i shtyni me.

Nga neser fillojne puna, detyrimet, njerezit qe ju sherbejne dhe ata qe presin dicka nga ju. Fillon uria per rregull, siguri, rezultat.
Sot mos e kurseni Diellin ne Luan dhe Henen ne Shigjetar. Neser vera fillon te jape llogari.

♈️ Dashi
Sot ju presin takime, biseda dhe levizje qe mund t’ju ndryshojne humorin ne menyren me te bukur. Por pas kesaj atmosfere te lehte fshihet nje kthese. Nje kapitull i ri po hapet dhe nga neser behet shume me e veshtire te rezistoni ndaj asaj qe vjen.

♉️ Demi
Sot vemendjen tuaj e terheq nje shpenzim, nje ceshtje ekonomike ose nje bisede qe prek shtepine dhe sigurine tuaj. Por kjo eshte vetem hyrja. Nga neser gjithcka behet me konkrete, me e qete dhe shume me e orientuar drejt stabilitetit.

♊️ Binjaket
Sot eshte dita per t’i shtyre perpara idete, planet dhe fjalet tuaja. Edhe kur hasni kundershtim, do te jeni nder forcat me te forta te momentit. Por nga neser ritmi ndryshon. Do te terhiqeni, do te mbylleni pak ne boten tuaj dhe disa gjera do t’i perpunoni ne heshtje.

♋️ Gaforrja
Sot ekonomia, pazaret, kenaqesite dhe deshirat bejne ende paraden e tyre. Por nga neser duhet ta paketoni mire ate qe keni fituar. Hena ne Bricjap sjell nje tension te holle dhe ju detyron te shihni me qarte ate qe deri tani e keni lene pas dore.

♌️ Luani
Sot eshte dita e fundit e “mbreterimit” tuaj. Dhe duket se nuk keni ndermend ta lini te kaloje qete. Digjeni edhe diten e fundit. Por neser jeta ju kthen pikerisht aty ku keni piken me te dobet: te puna dhe ekonomia. Nga mbreterimi kaloni te llogarite. Neser ose do te mblidhni taksat, ose do t’i paguani.

♍️ Virgjeresha
Nje hap ju ndan nga cmenduria e veres dhe nga ajo energji e Luanit qe verboi te gjithe. Pas gjithe ketij shkelqimi, ju shihni cfare eshte prishur dhe cfare duhet rregulluar. Dhe nga neser filloni. Por jo nga bota jashte. Filloni nga jeta juaj personale. Aty ka me shume rremuje nga sa keni dashur te pranoni.

♎️ Peshorja
Nga neser Virgjeresha ju fut ne nje faze mendimesh, organizimi dhe rregullash te reja. Edhe ne shtepi mund te ndryshoje menyra si funksionojne gjerat. Prandaj sot shfrytezoni ate qe neser behet me e veshtire: daljet, flirtin, lirine dhe spontanitetin.

♏️ Akrepi
Nga neser filloni te shihni me qarte kush eshte realisht ne krahun tuaj. Miq, bashkepunetore, njerez qe kane premtuar shume, gjithcka kalon ne site. Nderkohe fama dhe ndikimi juaj duket se po kalojne edhe rezervat e te tjereve. Neser beheni me te ftohte, me te qarte dhe shume me konkrete.

♐️ Shigjetari
Hena sot ne shenjen tuaj, e mbeshtetur nga energjia e Luanit, nxjerr ne drite kartat tuaja me te bukura. Ka kenaqesi, fat, levizje dhe nje ndjesi se gjerat po shkojne ne anen tuaj. Por neser fillon pjesa serioze. Puna dhe ekonomia marrin vlere. Dhe bashke me to mund te vije edhe nje pozicion me i larte.

♑️ Bricjapi
Neser Hena hyn ne shenjen tuaj dhe ndryshon temperaturen e gjithckaje. Gjerat qe deri dje dukeshin te zjarrta fillojne te kerkojne kontroll. Dashurite e pamundura, deshirat e medha dhe endrrat per pushtet ekonomik hyjne ne nje faze ku duhet te marrin forme reale.

♒️ Ujori
Sot eshte nje dite e madhe per ju. Edhe pse duket sikur gjithcka varet nga personi perballe jush, shume shpejt do te kuptoni se ritmin e percaktoni ju. Ajo ose ai do te detyrohet te kerceje ne ritmin tuaj. Por mos u hutoni nga ajo qe po ndodh sot. Neser do te keni ne mendje dicka krejt tjeter.

♓️ Peshqit
E bukura dhe bisha. Kjo eshte energjia qe ju shoqeron sot dhe neser. Njera ane ju terheq drejt drites, ndersa tjetra ju shtyn te fshiheni. Megjithate, ne cdo rast keni nje vend te sigurt ku mund te mbyllni ndjenjat, te mbani sekretet dhe te tregoni hallet tuaja. Sidomos neser, do ta ndjeni se jo cdo gje qe mbani brenda eshte gati te dale ne drite.



Source link