Deputetja e VV-së ‘trazon’ rrjetin, fotografon trupin në bikini – Ora Info
Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.
Në imazhin e publikuar, Matoshi shfaqet me bikini, ndërsa ka zgjedhur një këmishë të bardhë të hapur si pjesë të dukjes së saj verore.
Ajo duket në formë të mirë fizike, teksa fotografia ka marrë vëmendje nga ndjekësit dhe komentuesit në rrjetet sociale.
Matoshi, e cila përveç angazhimit politik njihet edhe për aktivitetin e saj në skenën publike, shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe jeta e saj private.

Këtë herë, paraqitja e saj verore ka bërë që vëmendja të përqendrohet te pamja dhe stili i saj. /ORAinfo/