Pas buzëqeshjes së Granit Canës fshihej një betejë shëndetësore që askush nuk e dinte – Ora Info
Askush nuk e di problemin shëndetësor të tij, historia prekëse e Granit Canës.
Ish banori i Big Brother VIP Albania 1 ka hapur zemrën në një rrëfim shumë personal për problemin shëndetësor që prej vitesh vazhdon pa një diagnozë të saktë.
Modeli i njohur ka zbuluar se humb papritur fokusin dhe vëmendjen, ndërsa shikimi i turbullohet sikur të ketë mjegull para syve.
Ai thotë se lutet çdo ditë vetëm që më në fund të zbulojë se nga çfarë vuan dhe të mund të marrë trajtimin e duhur.
Në rrëfimin e tij në TikTok, Graniti ka pranuar se ka menduar shpesh edhe për të kaluarën, duke e parë këtë periudhë si një sprovë dhe duke reflektuar mbi jetën që ka bërë më herët.
Situata është rënduar edhe emocionalisht. Ai ka treguar se ka pasur raste kur është mbyllur në dhomë dhe ka qarë, vetëm që nëna e tij të mos e shihte por më nuk mundet sepse është hargjuar.
Periudha më e vështirë, sipas tij, erdhi pas Big Brother-it, kur gjendja e tij u përkeqësua dhe kaloi në një depresion të thellë, duke u izoluar për ditë të tëra.
Sot, Graniti po e ndan publikisht këtë betejë, ndërsa ende është në kërkim të diagnozës që prej vitesh nuk e ka marrë.