Një plakë shumë spimatike, kështu pritet të duket Gresa Behluli në vitin 2050! – Ora Info
Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, ka zgjedhur një mënyrë mjaft interesante dhe humoristike për të imagjinuar se si mund të duket në të ardhmen.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, ku paraqitet në tri periudha të ndryshme: në vitin 2010, në vitin 2026 dhe në një version të saj në vitin 2050, raporton ORAinfo.
“Një parashikim i chat-it”, ka shkruar Gresa me shaka krahas fotografisë.
Në imazh, ndryshimi ndër vite është paraqitur në mënyrë kreative, ndërsa versioni i vitit 2050 ka tërhequr veçanërisht vëmendjen.

Postimi është shoqëruar me humor dhe duket se Gresa e ka marrë me sportivitet këtë “parashikim” për të ardhmen. /ORAinfo/