Blero e pranon për herë të parë: “Muzika ime është dedikim”
13
Shumë artistë zgjedhin të mos tregojnë nëse këngët e tyre janë të lidhura me histori apo persona të caktuar, duke i lënë fansat të hamendësojnë. Por Blero këtë herë ka folur hapur.
Këngëtari ka pranuar se një pjesë e këngëve të tij janë dedikime, duke mos e mohuar faktin se muzika e tij është frymëzuar nga njerëz dhe histori që kanë pasur rëndësi për të.
Ky rrëfim i Bleros i jep një tjetër kuptim disa prej këngëve të tij, të cilat ndër vite janë komentuar nga fansat pikërisht për mesazhet dhe emocionet që përcjellin.
Duket se pas disa prej këngëve të tij fshihen histori reale dhe persona të veçantë, të cilëve artisti u ka kushtuar një pjesë të muzikës së tij.