Luiz Ejlli sjell energji të madhe në ekran, detaje për emisionin e tij të ri – Lajme Big Brother Vip
Top Channel ka publikuar informacione të reja për emisionin e Luiz Ejllit, i cili ka marrë shumë vëmendje. Sot është lançuar edhe promoja e parë për formatin e tij.
“Live me Luizin” premton të jetë një show energjik dhe i paparashikueshëm, ku do të ndërthuren muzika, intervistat, humori dhe argëtimi.
“Bëhu gati…”, thuhet në promon e publikuar, e cila paralajmëron muzikë live, të ftuar specialë, intervista, lojëra, humor dhe performanca.
Detaje të tjera rreth nisjes së “Live me Luizin” dhe të ftuarve që do të jenë pjesë e tij pritet të bëhen të ditura në vijim..