Një video në TikTok i ndryshoi gjithçka/ Olivia Rodrigo i dhuron 5 mijë dollarë një fanseje

August 21, 2026


Një gjest i papritur nga Olivia Rodrigo ka prekur një fanse të saj, të cilën këngëtarja vendosi ta ndihmojë financiarisht për të përfunduar studimet universitare.

Jamie Cozi, nga Alabama, tregoi se Rodrigo i dhuroi 5 mijë dollarë pasi kishte parë një video të saj në TikTok, ku studentja fliste për vështirësitë për të përballuar kostot e universitetit.

Sipas Cozi, këngëtarja e kontaktoi personalisht përmes TikTok-ut dhe i shkroi se i kishte pëlqyer përmbajtja e saj dhe se dëshironte ta ndihmonte. Më pas, Rodrigo i kërkoi të dhënat e llogarisë së saj në një aplikacion pagesash dhe i transferoi shumën prej 5 mijë dollarësh.

E befasuar nga gjesti, studentja i tregoi këngëtares se muzika e saj kishte qenë një burim force gjatë periudhave të vështira dhe se mezi po e besonte atë që po ndodhte.

Tarifat për studentët rezidentë në Universitetin e Alabamës janë rreth 5,959 dollarë për semestër, ndaj shuma e dhuruar nga Rodrigo mbuloi pjesën më të madhe të kostos së studimeve.

Cozi kishte zgjedhur ta mbante të fshehtë historinë deri pas diplomimit, pasi nuk dëshironte që një moment kaq i rëndësishëm për të të shndërrohej në një temë diskutimi publik.

Një ndihmë prej 5 mijë dollarësh, por për studenten, një gjest që duket se kishte vlerë shumë më të madhe se paratë.




Source link