Monica Bellucci rrëfen filozofinë e saj për aktrimin: Më pëlqen befasia
1
Aktorja e njohur Monica Bellucci ka deklaruar se nuk e vlerëson një rol nga madhësia e tij, por nga mundësia që i jep për të provuar diçka të re.
Në një intervistë për Variety, Bellucci tha se edhe një rol i vogël mund të jetë i rëndësishëm nëse historia apo regjisori i ofron një përvojë ndryshe. Ajo kujtoi edhe paraqitjen e saj në “Twin Peaks” të David Lynch, ku kishte vetëm një skenë.
“Unë thjesht dua të jem e lirë. Më pëlqen elementi i befasisë dhe kur regjisorët më vijnë me ide që nuk i kam menduar më parë”, u shpreh 61-vjeçarja.
Bellucci theksoi gjithashtu se përvoja me kalimin e viteve u jep aktoreve mundësinë të interpretojnë emocione që nuk do të mund t’i sillnin në ekran në moshë më të re. Ajo vlerësoi faktin që mundësitë për aktoret mbi 40 vjeç po rriten gradualisht.
Së shpejti, Bellucci do të shfaqet në filmin “Ketticè”, ku interpreton një grua të pakënaqur dhe të zemëruar, një rol që ajo e përshkroi si shumë të ndryshëm nga personazhet e saj të mëparshme.
Megjithatë, pavarësisht dashurisë për kinemanë, aktorja theksoi se “jeta është më e rëndësishme”.