Armatoset deri “në dhëmbë” i arratisuri nga Istogu, e sfidon policinë
6
Vezir Haziraj nga Istogu po vazhdon të sfidojë Policinë e Kosovës, duke publikuar video në rrjetet sociale, ku shihet i armatosur deri ‘në dhëmbë’.
Ai vazhdon të jetë në arrati dhe dyshohet se po refuzon të dorëzohet, pasi ditë më parë dyshohet se plagosi me armë zjarri një person në fshatin Orrobërdë të Istogut, raporton IndeksOnline.
Në një tjetër video të publikuar, Haziraj shihet duke qarë, teksa kërkon “hallall” nga të gjithë ata të cilëve, siç shprehet, u ka bërë keq.