FOTO/ Cristiano i shkruan Messit publikisht pasi i ati i ndërroi jetë, ja komenti i tij

August 12, 2026


Cristiano Ronaldo i ka dërguar publikisht një mesazh mbështetjeje Lionel Messit, pas ndarjes nga jeta të babait të yllit argjentinas, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare.

Messi publikoi në Instagram disa fotografi krah të atit, duke e shoqëruar postimin me fjalët: “Të dua, babi”.

Mes mijëra reagimeve në postim ka spikatur ai i Cristiano Ronaldos. Pavarësisht rivalitetit të tyre shumëvjeçar në futboll, portugezi i është drejtuar Messit me një mesazh ngushëllimi dhe mbështetjeje.

“Një përqafim i madh për ty dhe njerëzit e tu në këto momente të vështira, Leo. Shumë forcë”, ka shkruar Ronaldo.

Komenti i tij ka marrë menjëherë vëmendje të madhe në rrjet, duke grumbulluar qindra mijëra pëlqime brenda një kohe të shkurtër.

Jorge Messi, i cili për shumë vite ka qenë gjithashtu përfaqësuesi dhe një prej njerëzve kryesorë në karrierën e të birit, ndërroi jetë pas një sëmundjeje të zgjatur në Rosario të Argjentinës.

Në këto ditë të vështira për familjen Messi, mesazhit të Ronaldos i janë bashkuar edhe figura të shumta të botës së futbollit, duke lënë mënjanë rivalitetet sportive për t’i shprehur mbështetje argjentinasit.



Source link