Albina Kelmendi sjell në jetë djalin, këngëtarja zbulon emrin e veçantë – Lajme Big Brother Vip

August 12, 2026


Sapo ka ardhur në jetë fëmija i parë i këngëtares pejane, Albina Kelmendi, e cila tashmë po shijon rolin e saj si nënë.

Për artisten dhe partnerin e saj, Valonin, kjo është një ditë e veçantë pasi familja e tyre është zgjeruar me ardhjen e djalit që çifti ka vendosur ta quajë Trim.

Lindja ka ndodhur gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, moment të cilin Albina e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj përmes një imazhi prekës të dorës së të porsalindurit, shoqëruar nga fjalë të ndjera.

Ajo shprehu mirënjohjen e saj të thellë duke shkruar: “Faleminderit Zotit që na bekoi me një djalë!

Lusim Zotin që të rritet me shëndet, me gjitha të mirat, të bëhet fëmijë i mbarë dhe të na bëjë gjithmonë krenarë”.



Source link