Mërgim Lushtaku i “turret” Adnan Rrustemit të LVV-së
1
Mërgim Lushtaku (PDK) ka sulmuar fizikisht Adnan Rrustemin (LVV), gjatë tensioneve të krijuara sot në kuvend.
Në debat e sipër, Lushtaku kapi krahun e Rrustemit, për ta shtyrë më pas disa herë, shkruan IndeksOnline.
Situata e tensionuar po zhvillohet tash e disa minuta, me kuvendin që sot supozohej të priste mërgimtarët për vizitë, në ditën e hapur në këtë institucion.
Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës kanë hyrë në sallën e seancave plenare, duke kërkuar konstituimin e kuvendit dhe mosbllokimin e rrjedhjes së formimit të institucioneve.
Më poshtë pamje: