PDK do jetë përditë në Kuvend
10
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive të ftojë deputetët në seancën për vazhdimin e konstituimit të legjislativit.
Ajo në foltoren e Kuvendit tha se Partia Demokratike e Kosovës do të jetë sot dhe çdo ditë tjetër në Kuvend deri në rikthimin e rendit kushtetues.
“PDK do të vazhdojë të bëj përpjekjet e saj për ta kthyer rendin kushtetues në Republikën e Kosovës… PDK do jetë përditë në Kuvend do jemi edhe sot brenda Kuvendit për të bërë thirrje dhe po e përsëris po i bëj edhe sot nga kjo foltore e Kuvendit thirrje kryesuesit të seancës plenare, z.Avni Dehari që ta thërras seancën siç e obligon rregullorja e Kuvendit”, tha ajo.