Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito tregon të vërtetën – Lajme Big Brother Vip

August 10, 2026


Në hapësirat online nisi të qarkullonte me ritme të shpejta një imazh ku Luizi shfaqej duke mbajtur dorën tek barku i partneres së tij, detaj ky që mjaftoi për të ndezur një mori thashethemesh mbi një pritje të dytë të mundshme të Kiara Titos. Kjo shkëndijë nxiti menjëherë hamendësime të shumta në portalet rozë, të cilat u vunë në kërkim të së vërtetës nëse dyshja ishte në pritje të fëmijës tjetër.

Në vend që t’u jepte rëndësi këtyre komenteve me seriozitet, Kiara zgjodhi një qasje mjaft të lehtë dhe humoristike për t’iu përgjigjur kureshtjes së publikut.

Gjatë një improvizimi në skenën e “Verë dhe Portokalle”, ku të pranishme ishin moderatoret Kiara Tito dhe Nevina Shtylla, një prej aktorëve vendosi t’i drejtonte një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me pritjen e ëmbël.

Situata u zhvillua përmes humorit dhe të qeshurave, teksa Kiara hodhi poshtë kategorikisht mundësinë që të jetë në pritje të një fëmije.

Aktori: Njëra nga ju është shtatzënë. Kush mendoni se është? Salsano: Ti Kiara? O i lumtë Luizit! Kiara: Pse kaq shumë jam shëndoshur unë? Salsano: Nuk je shtatzënë? Kiara: Unë jo njëherë! Aktori: Ti Nevina? Nevina: Jo, jo as unë. Aktori: I bie të jetë Salsano?

Kiara: Urimee! (qesh) Në këtë mënyrë, Kiara i dha fund të gjitha dyshimeve të krijuara ditët e fundit, duke qartësuar se bashkë me Luizin nuk janë në pritje të fëmijës së dytë.

Duke ditur faktin se dyshja është gjithmonë në qendër të vëmendjes, këtë herë ata kanë zgjedhur t’i përballin aludimet e fansave me shumë qetësi dhe sportivitet.



Source link