Ermal Fejzullahu në jaht me Arianën, në një moment romantik
22
Këngëtari Ermal Fejzullahu është mjaft i angazhuar me koncerte, mbrëmje muzikore dhe dasma, por krahas angazhimeve profesionale ai gjen kohë edhe për udhëtime e momente pushimi.
Në një fotografi të publikuar në Instagram, Ermali shihet në një jaht përkrah bashkëshortes së tij, Arianës.
Çifti shfaqet pranë njëri-tjetrit gjatë këtij momenti të qetë, shkruan “Kosovarja”.
Fotografia përcjell një atmosferë të ngrohtë mes çiftit, të cilët vazhdojnë të ndajnë herë pas here momente nga jeta e tyre së bashku. Për Ermalin, këto momente vijnë mes angazhimeve të shumta që ka në muzikë.