Nga vapa ekstreme drejt freskimit: Meteorologia Tanja Porja zbulon datën kur nisin të bien temperaturat – Lajme Big Brother Vip

August 8, 2026


Së shpejti, periudha e temperaturave përvëluese që ka mbërthyer vendin pritet të marrë fund. Në një prononcim për A2 CNN, meteorologia Tanja Porja nënvizoi se moti ekstrem do të vijojë edhe për dy apo tre ditët në vijim me të njëjtat nivele termike.

“Sigurisht që presim rënien të vlerave termike, por kjo është vala e nxehtësisë më intensive dhe presim që ky të jetë dhe kulmi i kësaj vere. Më pas, të gjitha tendencat janë të temperaturave në rënie, si në vlerat e mëngjesit ashtu edhe në të mesditës për ditët vijuese”.

“Fatkeqësisht rënia do të jetë shumë e lehtë dhe shumë graduale dhe presim që pas mesjavës tjetër ta kemi më të ndjeshme rënien e temperaturave. Pas datës 12-13 gusht presim ta ndjejmë rënien e vlerave termike ku termometri të zbres në 36 apo 37 dhe më pas në pjesën e dytë të gushtit normalisht presim një tjetër tablo termike”. Sipas Porjas, stina e verës që po përjetojmë është karakterizuar nga një nxehtësi e jashtëzakonshme me vlera maksimale tejet të larta në mbarë territorin.

“Po ta shohësh grafikun, që nga fillimi i qershorit deri në fund janë temperatura 35°C dhe mbi 35°C”.

Analiza e meteorologes sugjeron se, duke marrë parasysh këto regjime të larta të temperaturave, kjo stinë mund të shënojë një rekord të ri në historinë klimatike të vendit.

“Në historinë matjeve, është vera 2023, vera e cila theu rekorde në të gjitha kontinentet. Sigurisht që pati temperatura ekstremisht të larta në të gjithë Europën dhe në Shqipëri. Nuk mund ta themi që 2026 do të jetë vera më e nxehtë. Do presim të mbarojë vera. Pra deri më 31 gusht. Por një gjë ju siguroj, që ky vit ka sinjale që të jetë viti më i nxehtë në historinë e matjeve”.



Source link