Nuk kemi ende marrëveshje politike
2
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti foli për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku mbi tentimet për arritjen e marrëveshjes politike për konstituimin e institucioneve të Kosovës.
Kurti tha se ky takim rezultoi pa marrëveshje konkrete, teksa përsëriti nevojën për dakordim mbi çështjen e presidentit e cila sipas tij do të evitonte zgjedhjet tjera parlamentare.
“Diskutuam për mundësitë dhe vështirësitë e konstituimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të meqë dje u bë betimi i 120 deputetëve që përfaqësojnë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Nuk kemi ende marrëveshje politike, unë jam i bindur që për qëndrueshmëri përpara që nënkupton evitimin e zgjedhjeve të reja parlamentare që padyshim që sikur ato të mëhershme do ishin të panevojshme dhe të paarsyeshme dhe të dëmshme për buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit, nuk është e mundur ndryshe përveç marrëveshjes për çështjen e zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re. Pra, në kushtet kur ne zgjedhim kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, zgjedhim Qeverinë e re të Kosovës, mirëpo vimë sërish te problemi i zgjedhjes së presidentit, kjo është një formulë tashmë e provuar dhe me metodë të njëjtë nuk mund të kemi rezultat ndryshe”, tha Kurti.