Këta janë tre bashkatdhetarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani

August 7, 2026


Një aksident i rëndë trafiku u mori jetën tre bashkatdhetarëve tanë, në Regensburg të Gjermanisë.

IndeksOnline raporton se të tre viktimat ishin me prejardhje nga fshati Komogllavë e Ferizajt.

Viktimat në fjalë janë Tahir Tahiri, 61 vjeç, djali i tij, Gentian Tahiri, 34 vjeç, si dhe nipi i tyre, Laurent Aliu, 16 vjeç.

IndeksOnline raporton se autoritetet e Republikës së Kosovës, si Ministria e Punëve të Jashtme, ashtu edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani, janë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e viktimave.

Me të përfunduar hetimet e nevojshme nga shteti gjerman, autoritetet tona do të angazhohen për procedurat e kthimit të trupave të pajetë të viktimave, në Kosovë.




Source link