GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues

August 7, 2026


Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) u ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe të gjitha partive parlamentare që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues.

Sipas GLPS-së, zvarritja e këtij procesi për shkak të kalkulimeve politike përbën papërgjegjësi institucionale dhe cenon besimin e qytetarëve. Organizata ka kundërshtuar arsyetimin për shtyrjen e seancës së fundit, duke theksuar se çështja e zgjedhjes së Presidentit/es nuk mund të përdoret si arsye për të vonuar përmbushjen e obligimeve kushtetuese.

GLPS rikujton se konstituimi i Kuvendit është parakusht për formimin e Qeverisë dhe për procedurën e zgjedhjes së Presidentit/es, e cila zhvillohet sipas afateve të përcaktuara kushtetuese.

Procedura për zgjedhjen e Presidentit/es mund të zhvillohet brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e konstituimit të Kuvendit. Duke qenë se mandati i Presidentes në detyrë përfundon më 5 tetor, çdo zvarritje vetëm sa e rrit rrezikun e një krize të re kushtetuese. Në të njëjtën kohë, ushtrimi i funksionit të Presidentit/es përtej përfundimit të mandatit kushtetues prej 6 muajsh do të përbënte tejkalim të mandatit kushtetues dhe cenim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës.
Sot nuk ka më hapësirë për justifikime, interpretime të gjëra politike apo shtyrje të mëtejshme. Ekziston vetëm një detyrim i qartë, konstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues. Çdo dështim për ta përmbushur këtë obligim do të ishte shkelje e kushtetutës dhe një akt i papërgjegjshëm politik dhe institucional”, thuhet në reagimin e GLPS-së.




Source link