Nuk erdhi në Kosovë, ja si është raporti i Dua Lipës me bashkëshortin

August 4, 2026


Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kanë bërë paraqitjen e tyre të parë publike si çift i martuar, gjatë premierës së filmit më të ri të Turner, “One Night Only”, mbrëmjen e së hënës (3 gusht) në Nju Jork.

Kjo paraqitje e tyre vjen menjëherë pas përfundimit të edicionit të radhës të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, i cili u përmbyll me sukses pas tri netësh të mbushura me yje botërorë dhe dhjetëra mijëra pjesëmarrës.

Megjithatë, gjatë ditëve të festivalit, shumë fansa vunë re mungesën e Callum Turner në Kosovë.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur aktori ishte i pranishëm në Prishtinë dhe u pa duke shijuar atmosferën përkrah këngëtares, këtë herë ai ndodhej mijëra kilometra larg, në SHBA.

Arsyeja e mungesës së tij ishte e natyrës profesionale: Turner ishte i angazhuar në Nju Jork me turin intensiv promovues për komedinë romantike “One Night Only”, ku luan rolin kryesor përkrah aktores Monica Barbaro.

Pasi përmbylli me sukses angazhimet e saj në Prishtinë, Dua Lipa udhëtoi menjëherë drejt Nju Jorkut, ku u ribashkua me bashkëshortin e saj për t’i qëndruar pranë në këtë mbrëmje të rëndësishme.

Çifti, i cili kurorëzoi dashurinë më 6 qershor në një ceremoni përrallore në Siçili — pas celebrimit zyrtar në Londër — shkëlqeu para fotografëve në “SVA Theater”.

Dua Lipa tërhoqi të gjithë vëmendjen me një fustan elegant nga Ferragamo, i stiluar nga Lorenzo Posocco, ndërsa Turner u shfaq mjaft elegant me një kostum nga Louis Vuitton.

Filmi “One Night Only”, me regji të Will Gluck, do të nisë shfaqjen në kinema këtë të premte, më 7 gusht.

@mickmicknyc One red carpet. Two leading ladies ❤️🎬 @One Night Only Movie Callum Turner arrived with his wife, Dua Lipa, then reunited with his One Night Only co-star Monica Barbaro at the film’s New York premiere. 🎥 One Night Only is in theaters August 7. #onenightonly #dualipa #monicabarbaro #callumturner #premiere ♬ original sound – New York Mickey






Source link