Bianca Censori ndez sërish rrjetin, pozon me veshje transparente

August 1, 2026


Bianca Censori ka rikthyer vëmendjen e mediave dhe ndjekësve me një set të ri fotografik, ku shfaqet me një veshje transparente të markës Yeezy, duke qëndruar pranë bashkëshortit të saj, Kanye West.

Fotografitë, të realizuara në një parking nëntokësor, u publikuan në llogarinë e saj në Instagram dhe u shpërndanë edhe nga stilisti dhe fotografi Gadir Rajab. Ai i shoqëroi imazhet me mbishkrimin: “Vala e të nxehtit në Europë”.

Në njërën prej fotografive, 31-vjeçarja australiane pozon përkrah Kanye West. Bianca kishte zgjedhur një veshje transparente karakteristike të stilit të saj, ndërsa reperi u shfaq i veshur tërësisht me të zeza, të kombinuara me syze dielli.Pak ditë më parë, çifti ishte fotografuar edhe në klubin e natës Circoloco në Ibiza, ku Censori u shfaq me të njëjtën paraqitje. Dalja e tyre vjen pak para performancës së planifikuar të Kanye West në Madrid.

Paraqitjet e Bianca Censorit kanë nxitur shpesh debate në rrjetet sociale, me shumë persona që kanë spekuluar se zgjedhjet e saj stilistike ndikohen nga bashkëshorti.

Megjithatë, në një intervistë për Vanity Fair, ajo i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se çdo veshje është rezultat i një procesi të përbashkët krijues.

“Nuk do të bëja kurrë diçka që nuk dua ta bëj”, u shpreh Censori, duke shtuar se paraqitjet e saj janë fryt i një “bashkëpunimi” me Kanye West.

Ajo theksoi gjithashtu se martesa e tyre bazohet në dashuri dhe jo në përfitime personale.

“U martova me të sepse e dua. Nuk u martova me të për të fituar një platformë apo famë”, deklaroi ajo./TAR




Source link