S’do t’ia fal kurrë atë që më ka bërë Ledion Liço”- Rogerti shpërthen ndaj moderatorit: Atë që më bëri ai… – Lajme Big Brother Vip

September 18, 2026


Rogert Sterkaj ka bërë deklarata të forta për raportin e tij me Ledion Liçon, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur një situatë që vazhdon ta konsiderojë të pazgjidhur.

I ftuar në “Radar”, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” foli për moderatorin e formatit dhe deklaroi se, sipas tij, Ledioni nuk e ka dashur gjatë eksperiencës së tij në reality show.

“Ledion Liço s’ka dashur me më pa me sy të ballit, ai ka bërë më keq”, u shpreh Rogerti.

Por deklarata që mori më shumë vëmendje erdhi menjëherë më pas. Sterkaj pretendoi se moderatori ka bërë diçka ndaj tij që ai nuk ka ndërmend t’ia falë, por zgjodhi të mos e tregojë publikisht se për çfarë bëhet fjalë.

“Ai ka pasur një diçka që unë s’ia fal kurrë, por atë do ia them vetëm personalisht, live, çfarë ka bërë ai njeri ndaj meje”, tha Rogerti në “Radar”.

Sterkaj nuk dha detaje të tjera dhe nuk sqaroi se cilit episod i referohej. Për këtë arsye, mbetet vetëm pretendimi i tij dhe nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndodhur mes dy personazheve.

Rogerti ka qenë kritik ndaj Ledion Liços edhe më herët pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP Albania”, por këtë herë la të kuptohet se ekziston edhe një çështje mes tyre që, të paktën për momentin, nuk dëshiron ta bëjë publike.

Mbetet për t’u parë nëse Sterkaj do ta zbulojë më vonë episodin për të cilin foli apo nëse, siç deklaroi vetë, do të zgjedhë t’ia thotë Ledion Liços vetëm përballë.



Source link