Vdes pediatri i njohur, Dr. Muharrem Avdiu
1
Ka ndërruar jetë pediatri i njohur Dr. Mr. Sci. Muharrem Xh. Avdiu, një nga emrat më të respektuar të pediatrisë në Kosovë.
Dr. Avdiu ka shërbyer për dy mandate si drejtor i Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke dhënë një kontribut të çmuar në kujdesin shëndetësor të fëmijëve dhe në zhvillimin e shërbimeve pediatrike në vend.