Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

August 1, 2026


Fluksi i mërgimtarëve në hyrje të pikave kufitare në Kosovë po shtohet.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat e pritjeve për hyrje dhe dalje nga Kosova ku shihet një rritje e ndjeshme e kohës së pritjes për të hyrë në vend.

Sipas përditësimit të orë 15:32, pritjet në pikën kufitare në hyrje te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 2 orë, në Muçibabë deri 40 minuta, kurse në Jarinje, Merdarë, Kullë dhe Han të Elezit pritjet janë të gjata deri në 15 minuta.




Source link