Labi e shkrepë “armën” në një dasëm
1
Këngëtari Labinot Rexha ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje nga një dasmë ku ai ishte i ftuar për të performuar.
Në pamjet e publikuara nga vet ai, shihet duke kënduar mbi sofrë, ndërsa në një moment “shkrep” me një armë në ajër.
Nga ajo që vërehet në video, dyshohet se nuk bëhet fjalë për një armë zjarri funksionale, por për një armë të improvizuar ose me gaz, e cila përdoret shpesh në ahengje dhe festa.
Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Më poshtë mund të shihni pamjet.