U përjashtua nga grupi i PS, reagon Elisa Spiropali – Lajme Big Brother Vip
Pas vendimit për përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka reaguar për herë të parë Elisa Spiropali.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka njoftuar se do të flasë për këtë çështje ditën e nesërme, në një konferencë për shtyp nga ambientet e Kuvendit.
“Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”, shkruan Spiropali në reagimin e saj.
Pas përjashtimit nga forumet e Partisë Socialiste, me vendim të Kryeministrit Edi Rama, Grupi Parlamentar nuk humbi kohë për ta përjashtuar Elisa Spiropalin.
Në mbledhjen e kësaj të marte, deputetët e PS-së votuan pro përjashtimit të Elisës, ndërsa Bledi Çuçi dhe Erion Braçe abstenuan. Tashmë, ish-kryetarja e Kuvendit do të jetë deputete e pavarur.
/vizionplus.tv