Nis takimi i përfaqësuesve të partive për përgatitjen e seancës konstituive
1
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbledhur në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rreth përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar të mbahet më 7 gusht.
Ndonëse në njoftimin e Kuvendit ishte bërë e ditur se në takim ishin ftuar liderët e partive, nga subjektet më të mëdha politike morën pjesë nënkryetarët e tyre.
Partinë Demokratike të Kosovës e përfaqësoi Arbërie Vlora Çitaku, Lidhjen Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku, ndërsa Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri.
Në takim pritet të diskutohen çështjet organizative dhe hapat që duhet të ndërmerren para mbajtjes së seancës konstituive.