Minimalja që duhet të bësh është të studiosh televizionin – Ora Info
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Selin, ka komentuar intervistën e moderatores Brikena Selmani me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke kritikuar mënyrën e drejtimit të bisedës dhe disa prej pyetjeve të bëra.
E ftuar në “Pushime on Top”, Selin u ndal te pyetja e Brikenës drejtuar Gretës, nëse ish-banorët vazhdonin ende të flisnin për të pas përfundimit të reality show-t.
Sipas Selinit, vetëvlerësimi është i rëndësishëm, por nuk duhet të krijojë bindjen se gjithçka rrotullohet rreth një personi.
“Është në rregull kur e vetëvlerëson veten, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë”, u shpreh ajo.
Selin e cilësoi pyetjen e moderatores si të panevojshme dhe tha se do të kishte preferuar një përgjigje tjetër nga Greta.
“Çfarë nuk më ka ardhur mirë ishte një pyetje totalisht pa lidhje. Nëse Brikena do të më kishte pyetur mua, do t’i kisha dhënë përgjigjen”, tha ajo.
Ajo ngriti pikëpyetje edhe për faktin se pse moderatorja zgjodhi të pyeste Gretën për të, ndërkohë që kishte mundësinë ta intervistonte drejtpërdrejt.
Në fund, Selin kritikoi edhe përgatitjen e Brikenës në rolin e moderatores, duke theksuar se një figurë televizive duhet të studiojë dhe të marrë shembull nga profesionistët e fushës.
“Nëse aspiron të bëhesh moderatore, minimalja që duhet të bësh është të studiosh. Të studiosh figura që kanë vite në moderim, televizionin dhe rolin e gazetarit”, deklaroi Selin.