Skandali i videove në showbiz, reagon publikisht Luiz Ejlli

September 30, 2026 •


Debati që ka përfshirë showbizin shqiptar pas publikimit dhe qarkullimit të disa videove intime ka sjellë reagime të shumta nga personazhe të njohur.

Këtë herë ka reaguar edhe Luiz Ejlli, i cili ka zgjedhur ta komentojë situatën përmes humorit dhe ironisë.

Këngëtari publikoi në Instagram një video ku improvizon një telefonatë me një kompozitor, duke iu referuar në mënyrë të tërthortë Adrian Hilës.

“Më bie telefoni në mëngjes: ‘Alo, Luizi je ti? Filani jam’, tha, ‘kompozitor. Kam bërë një këngë fiks për ty. A po kalon pak te studioja ime dhe te shtëpia që ta dëgjosh? ‘A e lëmë te kafja poshtë?’, i thashë, se… e kupton ti. Hej Zot”, tha Luizi me humor.



Source link