Selin shpërthen pas intervistës së Gretës, thumbi i fortë që duket se i drejtohet Brikenës
Një intervistë e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena” ka rikthyer në vëmendje raportet mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, duke shkaktuar edhe një përplasje të re virtuale.
E ftuar në rubrikën “Kaq”, të drejtuar nga Brikena, ishte Greta Kazazi, e cila u përball me një pyetje rreth komenteve të bëra gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Brikena i kujtoi asaj disa video ku Greta, Selin, Gimbo dhe Shëndriti shfaqeshin duke folur për të, ndërsa e pyeti nëse mendimi i tyre kishte ndryshuar pas përfundimit të eksperiencës televizive.
Greta zgjodhi të mos rikthente debatet e së kaluarës, duke dhënë një përgjigje të qetë. Ajo theksoi se tashmë secili është përqendruar te angazhimet personale dhe se, pavarësisht përplasjeve gjatë lojës, mes ish-banorëve duhet të mbetet respekti.
“Gjithmonë mbetet shija e mirë dhe respekti për njëri-tjetrin. Loja ka përfunduar”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron t’u japë më rëndësi situatave të krijuara brenda shtëpisë.
Megjithatë, vetëm pak pas transmetimit të intervistës, një postim i Selin në Instagram tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” publikoi një material që fliste për çrregullimin e personalitetit narcisist, duke e shoqëruar me një koment ironik dhe thumbues.
“Kam faj unë që kam TV dhe rrjete sociale, që ato që më humbin në TV m’i nxjerr Zoti në IG. Gjithsesi, sharing is caring…”, shkroi Selin.