“Heroi im, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”
1
Këngëtarja kosovare Leonora Jakupi ka përkujtuar me mall dhe dhimbje babanë e saj, 28 vjet pas ndarjes nga jeta.
Përmes tri fotografive të publikuara në kujtim të tij, Leonora ka ndarë mesazhe prekëse, duke shprehur dashurinë dhe mungesën për figurën e rëndësishme të jetës së saj.
“Sa mall kam për ty, engjëlli im babë”, ka shkruar ajo.


Në dedikimin e saj, këngëtarja ka kujtuar se vitet kalojnë, por kujtimi për të atin mbetet gjithmonë i gjallë:
“Ditët e vitet kalojnë e ti vazhdon të mbetesh i freskët në kujtimet e mia… Dora jote akoma përkëdhel flokun tim nga lart! Ti, heroi im, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”!