Meriton Mjekiqi uron të birin me fjalë emocionuese: “Të don babushi”
2
Prezantuesi Meriton Mjekiqi prej disa vitesh ka folur për pamundësinë që ta takojë rregullisht të birin, për shkak të mosmarrëveshjeve me ish-partneren.
Raporti i tij aktual me djalin nuk është bërë i ditur publikisht.
Me rastin e ditëlindjes së të birit, Meritoni ka ndarë në rrjetet sociale dy fotografi që duken të realizuara vite më parë, duke e shoqëruar urimin me fjalët: “Urime djali jem, u bofsh 100 vjet. Të don babushi”, shkruan “Kosovarja”.
Urimi i tij vjen si një mesazh i ndjerë për djalin në një ditë të veçantë, ndërsa prezantuesi ka zgjedhur ta shprehë publikisht dashurinë dhe urimin për ditëlindjen e tij.
