Kujtuan se burri im po udhëtonte me të dashurën…

July 14, 2026


Një nënë ka treguar se si shpeshherë e ngatërrojnë për motrën e vajzës së saj 14-vjeçare dhe duhet të tregojë dokumentin e saj të identifikimit për të vërtetuar moshën e saj.

Kur Sandra Imiela prezanton të bijën, Sophie Louise, ato shpesh përballen me habi nga njerëzit. E kjo për shkak se ata mendojnë se 39-vjeçarja po gënjen, dhe se 14-vjeçarja në fakt është motra e saj dhe jo vajza.

“Në mjedise të rastësishme nuk është problem, por në situata profesionale mund të jetë frustruese. Kjo për shkak se njerëzit nuk tv marrin seriozisht ose automatikisht supozojnë se je pa përvojë sepse mendojnë se je shumë e re. Shpesh mendojnë se jam në fund të 20-tave dhe trajtohem si e tillë”, ka treguar Sandra.

Kjo e fundit shton se shpesh i duhet që të shpjegojë se në fakt është gati 40 vjeçe.

“Kohët e fundit, më qortuan gjatë një takimi me podiatristin. Kisha prerë thonjtë e këmbëve gabim dhe ata komentuan ‘të rinjtë këto ditë nuk dinë t’a bëjnë siç duhet’. Kur i tregova moshën time, i gjithë qëndrimi ndryshoi”, vijoi 39-vjeçarja.

Madje ajo tregon se edhe kur ka lindur Sophie-n, ka ndjerë shikime gjykuese.

“Disa njerëz dukeshin se mendonin se isha një nënë adoleshente, ndërsa të tjerë supozonin se isha dadoja e saj. Një nga përvojat më qesharake ndodhi gjatë pushimeve familjare në Filipine. Stafi i hotelit supozoi se burri im po udhëtonte me të dashurën e tij të re dhe motrën e saj të vogël. Më duhej t’u tregoja kartën time të identitetit përpara se të më besonin”, ka rrëfyer ajo.

Ndërsa duke folur për miqtë e Sophie në shkollë, ajo shprehet:

“Tani të gjithë në shkollë e dinë që unë jam nëna e saj. Por kur ajo filloi atje, njerëzit shpesh supozonin se isha motra e saj ose edhe dadoja. Kur zbuluan se unë jam në të vërtetë nëna e saj, ata u habitën dhe u çuditën. Ata duan të dinë sekretet e mia”.

Sandra shprehet se nuk është e sigurt se si do të ndikojë kjo gjë në marrëdhënien e tyre teksa Sophie të rritet.

“Deri atëherë, do të kem disa rrudha dhe do të dukem në moshën time – dhe kjo nuk do të jetë më problem”, thotë 39-vjeçarja nga Vjena, Austri.

Ajo ishte 26 vjeçe kur mbeti shtatzënë me Sophie Louise. Ajo ia atribuon pamjen e saj rinore ‘gjeneve të vjetra të mira polake’.

“Definitivisht nuk është për shkak të dietës sime sepse nuk kam qenë kurrë një ngrënëse e mirë. Nuk ha perime ose fruta. Megjithatë, ajo që kam është një stil jetese shumë aktiv. Bëj pilates të nxehtë një herë në javë dhe stërvitje force katër herë në javë. Dhe kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, jam shumë e qëndrueshme. Një gjë që njerëzit nuk e besojnë është se nuk bëj botoks ose mbushës. Nuk jam kundër trajtimeve kozmetike; në fakt i kam bërë të dyja disa vite më parë. Por pas një reaksioni alergjik, kam hezituar të vë diçka në fytyrë. Interesante, mendoj se dukesha më e vjetër me to”, është shprehur Sandra.

E teksa 39-vjeçarja është krenare për pamjen e saj, shton se ‘të plakësh është një privilegj’.

“Nuk dua kurrë të dëgjoj njerëz që ankohen për disa rrudha, nuk është gjëja më e keqe që mund të ndodhë. Për mua, është më e rëndësishme të shijoj çdo vit që kam fatin ta kem. Dua të qëndroj e shëndetshme, aktive dhe e aftë të shijoj jetën për aq kohë sa të jetë e mundur. Dhe nëse gabohem si një 20-vjeçare gjatë këtij procesi, atëherë fitoj të dyja”, ka thënë Sandra.




Source link