Njoftoi se u diagnostikua me kancer, Nara Smith detyrohet t’i heq flokët vajzës 2-vjeçare
5
Një nga momentet më të rënda për një prind është të përballet me sëmundjen e fëmijës së tij.
Këtë gjë e ka ndarë me ndjekësit edhe modelja dhe influencerja e njohur, Nara Smith.
Para disa ditësh, ajo njoftoi se vajza e saj 2-vjeçare, Whimsy, është diagnostikuar me kancer, shkruan IndeksOnline.
Lajmi i marrë nga doktorët ishte i rëndë për familjen, teksa Nara bëri me dije se ajo dhe bashkëshorti i saj, Lucky, po bëjnë të pamundurën për vajzën.
Çifti është përballur edhe me një moment të sikletshëm, atë të heqjes së flokëve.
Në përkim me nevojat e trajtimit dhe humbjen e pashmangshme të flokëve, ata vendosen të rruajnë kokën e vajzës së tyre.
Këtë moment prekës, Nara e ka shpërndarë në rrjete sociale, me fansat që patën urimet më të ndjera për familjen Smith.