Videot in’time, Adi Hila përfshihet në hetim – pranoi se e kishte dëmtuar vetë hard-diskun – Ora Info

October 7, 2026 •


Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me çështjen e publikimit të videove intime, ku përfshihet edhe kompozitori Adi Hila.

Pas hedhjes së shortit, dosja i është caktuar për hetim prokurorit Julian Xhengo.

Në kuadër të rastit janë paraqitur disa kallëzime. Hila ka pretenduar se ka qenë viktimë e një ndërhyrjeje të paautorizuar kompjuterike, ndërsa këngëtarja Eli Fara ka bërë kallëzim duke pretenduar shkelje të privatësisë.

Edhe aktorja Monika Lubonja ka bërë të ditur se ka paraqitur kallëzim penal ndaj Hilës.

Hetimet përfshijnë dyshime për hyrje të paautorizuar kompjuterike, përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike dhe keqpërdorim të pajisjeve kompjuterike.

Por, çështjes i është shtuar edhe dyshimi për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Gjatë hetimeve paraprake, policia ka sekuestruar një hard-disk për ta ekzaminuar, por është konstatuar se pajisja ishte e dëmtuar.

Hila, sipas raportimeve, ka deklaruar se hard-diskun e kishte dëmtuar vetë, me arsyetimin se nuk ishte i sigurt nga vinte ndërhyrja dhe se kishte frikë nga marrja në distancë e të dhënave të tjera.

Hetimet tashmë do të vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndërsa policisë pritet t’i delegohen veprime të tjera për zbardhjen e plotë të rastit.





Source link