Rifillojnë kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës
1
Operacioni i kërkimit për 25-vjeçarin L.Ruhani që dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës, derisa ishte me familjen, ka rifilluar edhe gjatë ditës së sotme.
Sipas zëdhënësit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vëllazërim Qerimi, kërkimet ishin pezulluar mbrëmë pas orës 21:00 për shkak të mungesës së dritës, ndërsa sot janë planifikuar të vazhdojnë nga ora 09:00.
Operacioni dje u zhvillua disa orë dhe akoma nuk dihet gjë për fatin e tij.