Lewis Capaldi në Sunny Hill Festival – historia e artistit që luftoi me shëndetin dhe pushtoi botën me muzikë – Ora Info
Lewis Capaldi është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës pop dhe soul të viteve të fundit, i njohur për zërin e tij të fuqishëm dhe këngët me tekst emocional.
Ai lindi në Skoci dhe fillimisht u bë i njohur përmes videove të tij në internet, ku talenti i është vënë re menjëherë, duke e çuar drejt kontratave me industri të madhe muzikore.
Suksesi i tij ndërkombëtar erdhi me hitin “Someone You Loved”, i cili u kthye në një nga këngët më të dëgjuara në botë dhe i solli famë globale, duke e vendosur në krye të top-listave dhe duke i fituar çmime të rëndësishme muzikore.

Pas këtij suksesi, ai publikoi edhe këngë të tjera të njohura si “Before You Go”, “Bruises” dhe “Forget Me”, duke konsoliduar pozicionin e tij si një nga artistët më të kërkuar të gjeneratës së re.
Megjithatë, karriera e tij nuk ka qenë pa sfida. Capaldi ka folur hapur për problemet me shëndetin mendor dhe fizik, përfshirë sindromën Tourette dhe ankthin, të cilat shpesh e kanë detyruar të bëjë pauza nga muzika dhe të anulojë disa paraqitje live.
Këto momente e kanë bërë atë edhe më të afërt me publikun, për shkak të sinqeritetit me të cilin ka ndarë vështirësitë e tij.
Pavarësisht këtyre sfidave, ka vazhduar të rikthehet në skenë dhe të marrë mbështetje të madhe nga fansat në mbarë botën.
Tani, Lewis vjen për herë të parë në Kosovë për të performuar në Sunny Hill Festival, një paraqitje që konsiderohet shumë e rëndësishme si për karrierën e tij, ashtu edhe për publikun vendas që pritet ta mirëpresë me interes të madh.
E nga ana tjetër, Sunny Hill sivjet mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.
