Që 20 orë s’kemi rrymë – Ora Info
Fshatrat e Hasit në zonën e Prizrenit po ballafaqohen me mungesë të rrymës që 20 orë.
Kështu të paktën pretendon një qytetar i asaj zone, i cili deklaroi se që nga orët e mëngjesit nuk kanë energji elektrike.
“Në këtë ditë të ftohtë të gjitha fshatrat Hasit në zonën e Prizrenit, po ballafaqohen me mungesë të madhe të rrymës. Sot në orët e mëngjesit është ndalë dhe nuk kemi ende. Jemi në hall madh, duke marrë parasysh se diku mbi 70% e banorëve të këtyre fshatrave nxehemi me rrymë”, deklaroi ai për Sinjalin.
“Në vazhdimësi nga KEDS kemi premtime se do të jemi prioritet, por kot. Asnjë hap tutje”, theksoi qytetari.
“E Sot, për një reshje të vogël bore mijëra familje mbi 10 orë pa rrymë. Pra ky vend të gërditet vetëm për rrymën, e paramendojeni rrugën, arsimin, shëndetësinë e shtrejtësinë e çmimeve të përgjithshme! Sinqerisht teper gjendje e keqe e jetës në këtë vend. Mos pyetni më pse po ikin të rinjët, sepse përgjigjeja është më së e qartë”, shtoi qytetari.
Derisa Sinjali ka kontaktuar me KEDS-in dhe është në pritje të një përgjigje.