‘Budallicat e Kosovës rrehin shuplaka’, Valdrina kundër vendimit të Xhulit

June 28, 2026


Dje, Xhuli theu rrjetin dhe foli gjerë e gjatë në një intervistë ekskluzive për Prive By Liberta Spahiu mbi rrugëtimin e saj për t’u bërë nënë e vetme përmes procedurës IVF.

Ndërkohë që rrjeti u mbush me komente mbështetëse dhe publiku e përgëzoi masivisht për guximin e saj, duket se jo të gjithë po i bashkohen kësaj vale entuziazmi. Valdrina nuk i ka mbajtur aspak emocionet dhe ka reaguar ashpër, duke dalë totalisht kundër rrymës së përgjithshme.

Ndonëse në fillim u kujdes t’i uronte Xhulit një shtatzëni të lehtë, Valdrina theksoi prerë se ky fenomen nuk duhet të normalizohet. Me tone mjaft të revoltuara, ajo tha se është e pakuptimtë të ngrihen gratë e t’i rrahin shuplaka një vendimi ku fëmija rritet qëllimisht pa figurën atërore.

Ajo e trajtoi këtë si një zgjedhje ku dëshira personale tejkalon interesin e fëmijës, duke theksuar përmes mbishkrimeve: “Veç pse ti do me u bë nanë, po rritet fëmija pa babë? Ai për shkak teje e ka emrin jetim”.

Përtej anës emocionale dhe morale, ajo ngriti edhe një shqetësim tjetër praktik dhe madhor: rrezikun që fëmija të mos dijë kurrë rrënjët e tij, duke ngritur hipotezën e frikshme që në të ardhmen ata të kryqëzohen pa dashje me fëmijë të tjerë të të njëjtit dhurues anonim.

Për Valdrinën, nëse dëshira e një gruaje për mëmësi është vërtet kaq e madhe, ka plot fëmijë nëpër shtëpitë e jetimëve që presin të adoptohen dhe t’u ofrohet një jetë më e mirë.

Ajo e mbylli qëndrimin e saj duke u shprehur se të realizosh ëndrrën tënde është në rregull, por të kërkosh që kjo të kthehet në një normë për çdo femër, është absolutisht e papranueshme.

@valdetvaldrinaBtw: nuk NORMALIZOHET NJE SEN QA SESHT NORMALE! Sadush thuni kshtu ashtu ashtu kshtu. Ju deshiroj urime e krejt a mos mendoni me normalizu diqka qa SESHT normale !!!♬ Originalton – VALDRINA 🌺





Source link