Djemtë e Britney Spears pushtojnë pasarelat e Parisit
1
Sean Preston, 20 vjeç, dhe Jayden James, 19 vjeç, djemtë e këngëtares së njohur Britney Spears, kanë bërë një debutim surprizues në botën e modës së lartë, duke ecur në sfilatën e shtëpisë së famshme Vetements gjatë Javës së Modës në Paris.
Dyshja u shfaq në pasarelë me stil të guximshëm dhe tërheqës, duke tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe kritikëve të modës, të cilët e cilësuan paraqitjen e tyre si një “hyrje të fortë” në industrinë e high fashion-it.
Në anën tjetër, raportimet nga mediat e huaja sugjerojnë se djemtë e Spears kanë pasur një rol të rëndësishëm në afrimin e saj të fundit me familjen, duke u përfshirë në përpjekjet për ta mbështetur atë në një periudhë të vështirë personale pas arrestimit të saj për drejtim mjeti nën ndikim në muajin mars.
Një përfaqësues i këngëtares kishte deklaruar më herët se familja po organizonte një plan mbështetës për mirëqenien e saj, duke theksuar se “djemtë e saj do të kalojnë kohë me të” dhe se të afërmit po punojnë për të siguruar stabilitetin e saj.
Rikthimi i kontaktit familjar dhe njëkohësisht debutimi i djemve në skenën e modës po shihet si një kapitull i ri për familjen Spears, mes vëmendjes së madhe publike dhe interesit të mediave rozë.
