Shpat, unë e Roeli kemi shumë nevojë për ty – Ora Info
Bashkëshortja e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapi, e ka kujtuar atë me një video të shkëputur nga një intervistë, ku ai fliste për familjen e tij.
Në shtatëmujorin e ndarjes nga jeta të Shpatit, Selvija ka publikuar një dedikim emocionues.
“7 muaj pa ty Shpat, unë dhe Roeli kemi shumë nevojë për ty çdo ditë…”, ka shkruar ajo në postimin e saj, shkruan Kosovarja.
Selvija vazhdon ta kujtojë bashkëshortin përmes fotografive dhe videove të ndryshme, duke ndarë me publikun momente nga jeta e tyre familjare.

