U aludua se ka një fëmijë, Dolce reagon

March 10, 2026


Gjatë kohës që Dolce ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, rrjeti zjeu nga aludimet dhe lajmet e pavërteta sikur ajo kishte gënjyer publikun. Thashethemet që qarkulluan me shpejtësi pretendonin se ajo ishte 40 vjeçe dhe se kishte fëmijë, duke ngjallur shumë debate mes ndjekësve.

Mirëpo, që në atë kohë, Prive by Liberta Spahiu u dha fund këtyre zërave. Përmes dokumenteve të faktuara, ju zbuluam se Dolce në fakt ishte 31 vjeç dhe jo 40 siç po supozohej gjerësisht nëpër rrjete sociale.

Tashmë, pas daljes nga shtëpia e BBVK, vetë Dolce ka vendosur të përballet me këto pyetje nga publiku. Gjatë një bashkëbisedimi virtual (“Ask”) me ndjekësit e saj në Instagram, ajo u pyet drejtpërdrejt për datën e lindjes dhe nëse është nënë. Dolce zbuloi saktë se ka lindur më 13/12/1994 dhe u përgjigj shkurt e qartë për fëmijët: “Nuk kam”.

E pyetur më tej nga një ndjekës tjetër se pse u hapën fjalë që ajo është 40 vjeçe dhe ka fëmijë, Dolce e mbylli këtë kapitull pa i dhënë shumë rëndësi, duke i quajtur thjesht: “Llafe koti”.

Me këtë reagim, ish-banorja e BBVK duket se u ka vënë kapakun njëherë e përgjithmonë aludimeve të pabaza rreth jetës së saj personale.






Source link