Dukagjin Lipa publikon momentin emocionues teksa e përcolli Duan drejt altari – Ora Info
Dukagjin Lipa, babai i yllit botëror të muzikës Dua Lipa, ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga ceremonia e dasmës së këngëtares me aktorin britanik Callum Turner.
“Dua & Callum”, shkroi ai.
Fotografitë, të cilat pasqyrojnë momente nga ceremonia, janë pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë uruar çiftin për martesën dhe kanë shprehur emocionet e tyre për këtë moment të veçantë.
Postimi i Dukagjin Lipës vjen pasi lajmi për martesën e Dua Lipës dhe Callum Turner ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave në mbarë botën, duke e bërë këtë një nga ngjarjet më të komentuara në botën e showbizit.
