U kritikua në rrjet për heshtjen e saj ndaj çështjes së Zvërnecit/ Kiara Tito reagon kështu! – Lajme Big Brother Vip
Pas kritikave dhe presioneve të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale lidhur me heshtjen e saj për ngjarjet në Zvërnec, Kiara Tito ka thyer heshtjen përmes një postimi në Instastory.
Moderatorja ka ndarë një mesazh të gjatë ku sqaron pozicionin e saj, duke u shprehur se përpara se të fliste ka preferuar të informohej saktë mbi situatën:
“Shume njerez me kane pyetur pse nuk kam reaguar menjehere per ngjarjen e Zvernecit. Heshtja nuk eshte mungese qendrimi, ndonjehere eshte respekt per te verteten. Per kete arsye kam preferuar te pres, te degjoj dhe te kuptoj me shume perpara se te flas. Kur zgjedh të them diçka, e bëj sepse e ndjej, jo sepse e kërkon algoritmi apo opinioni i ditës.”
Më tej, Kiara ka hedhur poshtë zërat se dikush mund t’i ketë kërkuar të mos flasë, duke bërë thirrje që vëmendja të përqendrohet te çështja kryesore dhe jo te reagimet e personazheve publikë:
“Dhe jo, askush nuk më ka detyruar të hesht. Lërini teoritë konspirative mënjanë dhe përqendrohuni te thelbi i problemit. Në fund të fundit, më e rëndësishme se kush flet apo kur flet, është ajo për të cilën po flasim.”
Në mbyllje të reagimit të saj, ajo ka kërkuar drejtësi dhe zbardhje të plotë të situatës nga institucionet, duke treguar mbështetjen e saj për mbrojtjen e zonës:
“Sot, shpresoj qe e verteta te dale ne drite, institucionet te bejne detyren e tyre dhe cdo pergjegjesi te trajtohet me drejtesi. Ne fund te dites, zhurma kalon, por e verteta mbetet. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që e duan dhe e mbrojnë atë që na përket të gjithëve.”
