Pse reagoni për Zvërnecin dhe jo për Rrjollin?

June 2, 2026


Ndërkohë që personazhe të njohur janë ngritur në protestë në mbrojtje të Zvërnecit, Luiz Ejlli ka ngritur një pikëpyetje mbi mënyrën se si trajtohen kauzat qytetare në Shqipëri dhe për këngëtarin ekzistojnë dy standarte:

“Nuk kam asgjë kundër atyre që reagojnë për Zvërnecin. Madje shumë mirë bëjnë. Kam diçka kundër atyre që reagojnë vetëm për Zvërnecin”, shkruan ai.

Sipas këngëtarit, shqetësimi qëndron te mungesa e të njëjtit angazhim për raste të tjera të ngjashme që kanë ndodhur në vend.

Ai kujton se banorët e Rrjollit po përballen prej javësh me tensione dhe përplasje të forta, pa marrë të njëjtin reagim publik që po merr sot Zvërneci. “Ku është ndryshimi mes Rrjollit dhe Zvërnecit? Ose reagojmë për të gjithë, ose po përdorim standarde të dyfishta”, shprehet Ejlli.

Debati që ai ngre lidhet me faktin se protestat në Shqipëri shpesh mbeten të izoluara dhe nuk arrijnë të kthehen në një reagim më të gjerë qytetar. Sipas tij, kur një kauzë mbështetet vetëm nga komuniteti i prekur, ajo bëhet më e lehtë për t’u anashkaluar ose për t’u zbehur me kalimin e kohës.

Në këtë kontekst, ai sjell në vëmendje edhe raste të tjera si Fushë-Kruja dhe Rrjolli, ku protestat u shoqëruan me tensione dhe përplasje, por nuk morën mbështetjen e nevojshme në nivel kombëtar.

“Shqipëria është e të gjithëve. Jo vetëm e banorëve të një zone”, përfundon ai.




Source link