“Të mungosh në ditëlindjen e djalit tënd”, ish-partnerja Ajsel Abazi me akuza ndaj Eros Grezdës

July 21, 2026


Modelja shqiptare, Ajsel Abazi, ka ndarë një reagim të gjatë dhe emocional në rrjetet sociale, ku ka folur për marrëdhënien me ish-partnerin e saj, futbollistin Eros Grezda, me të cilin ka një djalë. Çifti u bë prind për herë të parë në vitin 2023.

Në postimet e publikuara në InstaStory, Abazi thekson se nuk e ka pasur zakon t’i ndajë çështjet personale publikisht, por këtë herë ka vendosur të flasë, pasi bëhet fjalë për mirëqenien e djalit të tyre

Ka momente kur heshtja nuk është më forcë, sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë që nuk ka zë për të treguar atë që ndien”, shkruan ajo.

Modelja sqaron se reagimi i saj nuk është hakmarrje apo përpjekje për të denigruar ish-partnerin, por një reflektim mbi përgjegjësinë e prindërimit.

Ajo shprehet se nuk e shqetëson fakti që Grezda ka vazhduar jetën e tij dhe ka një partnere të re, duke theksuar se secili ka të drejtë të kërkojë lumturinë.

Sipas saj, problemi lind kur krijimi i një jete të re bëhet arsye që fëmija të mos mbetet më prioritet.

Nuk më shqetëson fakti që babai i Kianit ka zgjedhur të vazhdojë jetën e tij apo që ka një partnere të re. Ajo që më dhemb është kur krijimi i një jete të re bëhet arsye që fëmija të mos jetë më prioritet”, shkruan Abazi ndër të tjera.



Source link