E papritur! Brikena ndahet nga Mateo?! (FOTO) – Lajme Big Brother Vip
Një nga çiftet më të ndjekura të edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Brikena dhe Mateo, duket se po kalojnë një moment jo të mirë në marrëdhënien e tyre.
Pas një rrugëtimi plot emocione brenda shtëpisë dhe momenteve të bukura që ndanë me publikun, zhvillimet e fundit jashtë tregojnë se gjërat mund të kenë marrë një drejtim tjetër.
Të dy kanë zgjedhur të heqin të gjitha fotografitë dhe postimet e përbashkëta nga profilet e tyre në rrjetet sociale, një lëvizje kjo që zakonisht ngre pikëpyetje të natyrshme për statusin e një lidhjeje.
Për t’i bërë gjërat edhe më të qarta rreth situatës së tyre aktuale, Briki ka ndarë me ndjekësit një imazh mjaft melankolik në Instastory.
Gjatë një udhëtimi me makinë, ajo ka postuar një peizazh nga dritarja, të shoqëruar vetëm me një emoji të një zemre të thyer. Pa asnjë fjalë të tepërt, ky detaj mjafton për të treguar se modelja po kalon një moment aspak të lehtë emocional.

Ajo që e bën këtë situatë paksa konfuze për fansat është koha e shkurtër në të cilën kanë ndryshuar gjërat. Vetëm parmbrëmë, gjithçka dukej e qetë. Briki madje publikoi një foto në krah të nënës së Mateos, duke e quajtur atë publikisht “mbretëreshë”, gjë që tregonte për një raport shumë të ngrohtë me familjen e tij.
Të kalosh nga një moment i tillë afrimiteti te fshirja e fotove dhe zemrat e thyera brenda një kohe kaq të shkurtër, tregon se diçka specifike mund të ketë ndodhur mes tyre.
Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë thjesht për një zënkë kalimtare të momentit, apo nëse ky është vërtet një vendim përfundimtar për rrugëtimin e tyre si çift