Indri lexon letrën e shkruar për Vanesën dhe shokon publikun me përmbajtjen e saj

May 25, 2026


Mbrëmja e sotme e spektaklit Prime në “Ferma VIP” ka sjellë përmbushjen e parashikimeve të javës sa i përket letrës së fshehtë të Indritit.

Ndonëse pritej një vendim i rëndësishëm, përmbajtja e lexuar live nga vetë konkurrenti ka sjellë një kthesë të prerë në raportin e tij me Vanesën, duke konfirmuar mbylljen e historisë së tyre të dashurisë.

Indriti ka zgjedhur të jetë tërësisht i drejtpërdrejtë në rreshtat e tij, duke pranuar se distanca e ditëve të fundit i ka shërbyet për të kuptuar se ndjenjat e tyre nuk ishin në të njëjtin nivel.

“E dashur Vanesa, nuk është e lehtë me ta shkru këtë letër, ashtu siç nuk do jetë për ty me e lexu. Gjatë ditëve që nuk kemi qenë bashkë në Fermë kam patur mundësinë për të menduar për herë të parë mbi ne të dy. Jam i bindur që ka qenë edhe për ty njëlloj aty jashtë. Fakti është që nuk besoj që historia jonë mund të ketë një të ardhme. Nuk kam ndjerë atë mungesë dhe nuk të kam menduar ashtu siç të prisja. Fatkeqësisht kam ndjerë një sens lirie, plus faktori që disniveli i ndjesisë që ti ke patur për mu dhe unë për ty më është bërë më i qartë gjatë këtyre ditëve largësi. Kisha patur shumë dëshirë që kur të dal nga këtu të kemi mundësinë të takohemi dhe të flasim ballë për ballë për gjithçka. Më fal, se ndoshta kjo nuk është mënyra më e drejtë por është mënyra më e vërtetë për të shkruar atë që unë ndjej në marrëdhënie me ty. Në këto momente e kuptoj që unë nuk jam i duhuri për ty dhe që ti meriton dikë tjetër që të do ashtu siç ti më do mua. Unë e dua shumë vajzën që ti je. Indri.”

Fjalët e letrës kanë shkaktuar reagime të menjëhershme habie dhe emocione të forta tek të pranishmit në studio dhe banorët që po e ndiqnin transmetimin.

Ndërsa Klevisa ka mbajtur një qëndrim më të ftohtë duke dëgjuar vendimin, pjesa tjetër e kastit nuk e ka fshehur dot habitë nga mënyra e prerë se si Indriti vendosi të ndërpresë lidhjen përpara publikut.



Source link