Moderatorja kosovare bëhet nënë për herë të dytë, ja emri i veçantë që zgjodhi për vogëlushen
20
Moderatorja e njohur kosovare, Agnesa Vitija, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj, duke e bërë familjen edhe më të plotë.
Vogëlushja është pagëzuar me emrin e bukur Diella, një emër i veçantë që prindërit kanë zgjedhur për të bijën.
Agnesa ka ndarë kështu një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj, duke nisur një kapitull të ri të ëmbël së bashku me vajzën e saj të dytë, shkruan Kosovarja.
Me jetë të gjatë!
